Shtrenjtohet buka në Vlorë, tanimë 1 kg blihet 20 lekë më shumë

Rritja e çmimit të bukës është bërë realitet edhe në qytetin e Vlorës. Prej mëngjesit të kësaj të premteje një kilogramë bukë kushton 20 lekë të reja më shumë duke e çuar çmimin nga 100 lekë në 120 lekë.

Edhe për prodhuesit e bukës në Vlorë rritja e çmimit justifikohet sipas tyre me rritjen e çmimit të miellit.