Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shtrohet tapeti hibrid në Arenën Kombëtare, në “luftë” me kohën për kualifikueset e Katar 2022

Nga A2 CNN
18 Gusht 2021, 13:54 | Futboll
Shtrohet tapeti hibrid në Arenën Kombëtare, në

Tapeti i ri i Arenës Kombëtare po shtrohet, me procesin që pritet të përfundojë në harkun e pak ditëve. Puna ka nisur prej kësaj të marte dhe fusha e re është shtruar thuajse në gjysmë. Objektivi është që Kombëtarja t’i luajë ndeshjet e radhës në kualifikueset e Botërorit 2022 në Katar pikërisht në këtë impiant. Pas transfertës së 2 shtatorit në Poloni, Shqipëria pret në shtëpi Hungarinë dhe San Marinon në datat 5 dhe 8.

Por, edhe pse tapeti po vendoset, që ndeshjet të luhen në stadiumin më të madh dhe më modern në vend, organizatorët janë në luftë me kohën. Shtrimi është vetëm pjesa e parë e procesit, që ka nevojë për etapa specifike dhe mbi të gjitha kohë, në mënyrë që fusha të mos dëmtohet. Kjo ndodhi pikërisht21 muaj më parë, kur Arena Kombëtare u inaugurua, në ndeshjen kualifikuese ndaj Francës në nëntor 2019. Prej zhvillimit më të shpejt të ndeshjeve, tapeti shfaqi probleme të mëdha. Kësaj i shtohen edhe mungesa e dritës së diellit dhe problemet me ajrosjen, të cilat e nxorën jashtë funksionit fushën e mëparshme.

Nisur nga këto probleme, tapeti i ri është zgjedhur të jetë hibrid: një përzierje e barit natyral me atë artificial, i cili ka nisur të përdoret gjerësisht në stadiumet dhe fushat stërvitore të skuadrave më të mëdha në Europë. Me blerjen e sistemeve të ndriçimit dhe ventilimit, si edhe me ndryshimin e fushës, edhe pse jo zyrtarisht, kosto e shtuar për stadiumin e përllogaritet në afro një milion euro.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli