Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shtyhet me një muaj afati i transmetimeve analoge

Nga A2 CNN
29 Gusht 2019, 16:17 | Aktualitet
Shtyhet me një muaj afati i transmetimeve analoge

Autoriteti i Medieve Audiovizive (AMA) shtyn sërish afatin e transmetimeve analoge edhe për një muaj.

Kreu i AMA-s, Gentian Sala tha se vendimi është marrë pas një sondazhi, nga i cili rezulton se shumica e qytetarëve shqiptarëve vijojnë të shohin ende transmetimet analoge.

“Bordi i AMA-s vendosi për shtyrjen e afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë me 30 ditë. Platformat që tregtojnë dekodera të vëna në dispozicion të japin informacion në lidhje me sasinë e dekoderave që disponojnë. Kjo pikë duhet sqaruar mirë, pasi operatorët kryesorë nuk e kanë dhënë këtë informacion”, tha Sala.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani