Shtyhet sërish procesi ndaj Saimir Tahirit, seanca e radhës në qershor

Një tjetër shtyrje në procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe të bashkëpandehurit Jaeld Çela.
Gjykata e Posaçme e Apelit njoftoi moszhvillimin e seancës së planifikuar ditën e sotme dhe shtyrjen e tij për në datën 11 qershor.
Arsyeja për shtyrjen e procesit sipas Gjykatës ishte mosnjoftimi i vetë Tahirit si dhe masat shtrënguese në përballimin e pandemisë.
Në dalje nga Gjykata, avokati i Tahirit, Maks Haxhia, u shpreh se “Shkaku ligjor ishte se nuk ishte konfirmuar nga Tahiri lajmërimi elektronik, dhe dje në darkë u komunikua vendimi ekzekutiv për hapjen, por gjithsesi as Gjykata as ne ishim të gatshëm që të vazhdonim seancën. Ne jemi konsistentë në qëndrimin tonë, ne duam pafajësi, këto janë detaje proceduriale”.