Shulku për A2: Kampionati do të vijojë edhe nëse do të dalin futbollistë me Covid-19

Kampionati i futbollit në Shqipëri do të rinisë me 3 qershor, ndërsa pritet vetëm dhënia e dritës jeshile nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo është data e përcaktuar pas mbledhjes së drejtuesve të Federatës me presidentët dhe drejtuesit e skuadrave të Kategorisë Superiore. Edhe pse kishte nga ata që kërkonin pezullimin e edicionit, në fund, të gjithë pranuar që sezoni të mbyllet në fushën e lojës.