Shumë të rinj të shtruar në Itali, spitalet ripërshtaten për pacientët me koronavirus

Në Bergamo ka të paktën 1800 pacientë në të 30-tat, që janë të prekur nga pneumonia e shkaktuar nga Covid-19. Kjo, sipas federatës së mjekësve të familjes në Lombardi tregon qartë se edhe të rinjtë janë të rrezikuar nga virusi i ri.