Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Si abuzohet me tenderat e rrugëve në Shqipëri?

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2020, 22:04 | Aktualitet

Rrugët janë rikthyer në vëmendjen e qeverisë, në këtë fund mandati të dytë e në prag të vitit të ardhshëm elektoral. Por, rrugët janë rikthyer edhe në vëmendjen e opinionit publik, së bashku me problematikat që i shoqëron, pjesë e të cilave janë edhe abuzimet me tenderat e më pas, në një reaksion zinxhir me zbatimin e punimeve. Janë rikthyer në vëmendjen e ekspertëve për kostot e larta që duhen paguar nga buxheti i shtetit, e që në këtë periudhë pandemie duken luks i papërballueshëm. “Për milionat e tenderave në rrugë pa rrugë” u diskutua këtë të mërkurë në A2 Business Week. Për pjesën e dukshme, por edhe për atë të padukshme të mënyrës sesi përzgjidhet rrugët që do të financohen, apo edhe për skemat e prokurimeve publike që paracaktojnë fitues dhe kushtëzojnë më pas, çmime të papërballueshme për të gjithë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë