Si dështoi OBSH në menaxhimin e pandemisë

Gjeti fushëbetejën e përshtashme për një luftë të egër me njerëzimin. Në një botë të përçarë, me mungesë liderishipi, siç thotë OKB, të përhumbur në konflikte e kriza politike, e pa bashkëpunim në ndarjen e informacioneve, Covid-19 nuk e pati të vështirë të vinte me shpatulla pas murit prenë e tij. Armiku ishte një, por i vendosur, ndërsa kundërshtarët kishin numrat, por jo unitetin… Avantazhi kryesor i virusit që fillimisht pushtoi titujt botërorë në fund të vitit të kaluar, ishte errësira e informacionit që shoqëroi ekzistencën e tij. U deshën javë para se Kina dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, të zbulonin diçka më shumë për koronavirusin misterioz që prekte rrugët e frymëmarrjes. Shumë e akuzojnë Kinën për fshehje të qëllimshme të informacionit, me presidentin amerikan Donad Trump që e fajëson për tragjedinë që kaploi botën. Por më shumë se sa Pekini, ajo që po shqetëson të gjithë, është aftësia e organizmit më të lartë të shëndetësisë në botë për të menaxhuar krizën.