Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Si do të organizohet PD-ja në manifestimin e thirrur nga presidenti? Spaho zbulon planin në A2

Nga A2 CNN
2 Mars 2020, 14:24 | Politikë
Si do të organizohet PD-ja në manifestimin e thirrur nga presidenti?

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, zbuloi në një lidhje me studion e “Ditari” në A2 se PD-ja do të jetë e pranishme në bulevard në mbrojtje të Kushtetutës si qytetarë të thjeshtë.

“Institucionet po kapen njëri pas tjetrit dhe duke qenë nën kërcënimin e riinstalimit të diktaturës, është përgjegjësia e gjithkujt të ngrihet në mbështetje të Kushtetutës dhe demokracisë. Edhe ne i kemi bërë thirrje qytetarëve që të dalin sot në orën 17:00 në Bulevard. Ne do të marrim pjesë si qytetarë të Shqipërisë, pa simbolet tona”, deklaroi Spaho.

Në lidhje me Progres Raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, që vlerësoi me tone tejet pozitive progresin e shënuar nga Shqipëria në procesin e reformave dhe rikonfirmoi rekomandimin për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian, Spaho tha se “rekomandim pozitiv kemi marrë edhe kur u kanabizua Shqipëria në të gjitha qoshet e saj”.

“Ne urojmë që negociatat të hapen dhe opozita po i bën të gjitha përpjekjet. Dokumenti i Bundestagut me 9 pikë është rruga për hapjen e tyre. Në dy pikat e para thuhet hartimi i Reformës Zgjedhore dhe zbatimi i saj, që do të thotë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Në vend që t’i gëzohet rekomandimit, mazhoranca duhet të punojë për 9 kushtet e Bundestagut gjerman. Të miratohet Reforma Zgjedhore, të caktohet data e zgjedhjeve, të ngrihet Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë dhe me radhë të gjitha kushtet e Bundestagut të plotësohen”, deklaroi Spaho.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu