Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Si do të realizohet zotimi i qeverisë për uljen e borxhit deri në 60%?

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 22:02 | Ekonomi
Si do të realizohet zotimi i qeverisë për uljen e borxhit deri

Një ndër zotimet e qeverisë në këtë mandat të tretë është edhe ulja e nivelit të borxhit. Ky tregues pritet të arrijë në 80% në fund të këtij vitit, ndërsa qeveria premton ulje të tij deri në 60% në fund të 4-vjeçarit të ardhshëm. Por si do të realizohet një objektiv i tillë kur shpenzimet vijojnë të jenë të larta?

Përgjigje kësaj pyetje i dha në A2 Business, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

“Nga vitit 2022, pavarësisht politikave të programit të ekonomisë, Ministria e Financave do të hyjë në një fazë më të kujdesshme të konsolidimit fiskal, e cila që sigurisht nuk do të vijë menjëherë, por vit pas viti. Niveli i borxhit dhe diskutimi mbi nivelin optimal të borxhit dhe ku qeveritë duhet të vendosin ndërmjet nivelit të borxhit dhe rritjes ekonomike është një diskutim i gjerë. Niveli 60% është ai nivel i synuar, i cili do të arrihet në një periudhë afatmesme. Ne do të mundohemi që të mos humbim stimulin fiskal dhe këtë politik të rritjes së pagave, të mund të optimizojmë administrimin fiskal dhe rritjen e të ardhurave.

Gjatë vitit të fundit është punuar për një strategji, e cila quhet strategjia afatmesme e të ardhurave që ka dy komponentë kryesorë. Së pari, komponenti i politikave fiskale dhe komponentin e mirëadministrimit fiskal. Sa i përket politikave fiskale, patjetër që ato politika që ishin planifikuar të ndërmerreshin përpara pandemisë kanë ndryshuar duke qenë se edhe situata ekonomike ka ndryshuar dhe tashmë duhen studiuar me vëmendjen. Nga ana tjetër, sa i përket politikave të mirëadministrimit fiskal, procesi i fiskalizimit ka filluar dhe pritet të japë efekte që në vitin e ardhshëm në rritje të të ardhurave. Po janë edhe një sërë masash në lidhje me mirëadministrimin fiskal”, tha ministrja Ibrahimaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu