Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Si do të sigurohen fondet për rindërtimin? – A2 Business 06/12/2019

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2019, 16:09 | Aktualitet

Gjetja e burimeve për mbulimin e faturës së dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit është aktualisht pika kryesore, ku është fokusuar vëmendja e qeverisë dhe ekspertëve të financave. Kryetari i Komitetit Kombëtar të Rivlerësimit, Arben Ahmetaj flet për një shumë 200 milionë euro që do të jetë gati nga 1 janari, duke e mbështetur atë tek 150 milionë donacione të huaja dhe 50 milionë euro rishikim i buxhetit 2020. Dy burime këto që mbeten ende në pikëpyetje, duke pasur parasysh se ende nuk dihen se si do të gjenerohet 0.4% e prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, ekuivalent me 50 milionë euro nga buxheti dhe nëse ndihmat në mjete monetare të vendeve partnere do të jenë në nivelet e parashikuara nga qeveria. Ish ministri i Financave, Arben Malaj argumenton se donacionet e Bashkimit Europian për situata e emergjencës janë vetëm 10% e faturës dhe nuk arrijnë kurrë në 150 milionë euro. I ftuar në A2 Business, Albert Gajo, ekspert për ekonominë

A2 CNN Livestream

Dita jonë