Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Si është sot gjendja e ekonomisë shqiptare?

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 13:07 | Aktualitet

Qytetarët dhe bizneset perceptojnë se situata ekonomike në vend është përkeqësuar, çka ka kushtëzuar shpenzimet dhe investimet që ata bëjnë. Kjo ka rezultuar nga treguesi i ndjesisë ekonomike, publikuar nga Banka e Shqipërisë. Ekonomia ka hyrë në një recesion të fortë, nën ndikimin e krizës së Covid-19 dhe rënia pritet të jetë në variantin më të mirë -5.7% dhe në variantin më të keq deri në -9%, sipas parashikimeve të BERZH. Përgjigjja e qeverisë ndaj krizës ka qenë me dy paketa financiare, të cilat kanë pasur karakter kryesisht social dhe së fundmi, edhe me rishikimin e buxhetit, ku deficiti buxhetor dhe borxhi publik kanë shënuar nivele rekord. Për të folur për këto zhvillime ekonomike ishte e ftuar në A2 Business Week zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli