Si po e furnizon Irani, Rusinë me armë? Anije me dronë dhe predha lundrojnë fshehurazi në detin Kaspik

Këto ujëra të qeta mbajnë një sekret që Rusia nuk do që të mësohet. Ekspertët thonë se Irani po dërgon në heshtje armatime, në anije si kjo këtu në detin Kaspik, për ta ndihmuar për luftën në Ukrainë. Fshehja e lëvizjeve në det përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar. Por në detin Kaspik ka një boshllëk te theksuar në të dhënat e gjurmimit të anijeve, me një rritje prej 50 përqind të anijeve që kanë fshehur lëvizjet e tyre mes gushtit dhe shtatorit të vitit 2022. Siç thuhet, shumica e anijeve që lundrojnë fshehurazi, janë iraniane ose cisterna me flamuj rus. Praktika thuhet të ketë nisur verën e kaluar, pasi zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë zbuluan se Rusia kishte blerë qindra dronë nga Irani. Por përse këto anije duan të fshehin lëvizjet e tyre?