Si po e përballon Shqipëria rritjen e çmimeve?

Publikuar më: 20/9/2022, ora 15:12

Studimi i fundit i Bankës Botërore thotë se Shqipëria ka sot shtrenjtimin më të vogël të ushqimeve, krahasuar me gjithë vendet e rajonit. Statistikisht, sipas atyre qe raporton INSTAT, ky është fakt. Por, fakt po ashtu është se për shumë produkte, veçanërisht të shportës bazë, çmimet në Shqipëri janë shumë më të larta, si për shembull vaji. E kemi përballuar këtë krizë më mirë, apo kemi pasur abuzime që më herët? Një politikë e marrë nga qeveria ka qenë për vendosjen e bordit të transparencës te ushqimet. A kanë dhënë ato efekte? Sot, ushqimet më të shtrenjtuara në vend janë drithërat, bulmetet, mishi dhe vaji. A ndodh kjo prej varësisë së lartë që kemi ne nga importi për këto produkte? Me çfarë çmimesh pritet të dalin prodhimet e radhës bujqësore në vend? Do të kemi shtrenjtime të tjera? Sipas Organizates Botërore të Ushqimit, kostot e produkteve bujqësore tashme po stabilizohen, por sërish ngrihen pyetje të sigurimit të ushqimit. A duhet dhënë më shumë masa mbështetëse si ajo e grurit, apo edhe ajo ishte e pamjaftueshme? Përgjigje këtyre pyetjeve u dha në Ditarin e mesditës në A2 CNN Zef Gjeta, specialisti bujqësisë.