Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Si po menaxhohet situata pas tërmetit?

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 17:23 | Aktualitet

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar sot një akt normativ për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore. Bëhet fjalë për situatën post-tërmet të 26 nëntorit. Në draftin që Ministria e Financave ka sjellë në Kuvend, autorizohet Këshilli i Ministrave si autoriteti që përcakton politikat për përballimin e këtyre pasojave dhe që miraton propozimet e Komisionit Shtetëror për Rindërtimin. Gjithashtu, akti normativ përcakton kategoritë që kanë përparësi në përfitimin nga programi i rindërtimit: si familjet që kanë humbur familjarë nga fatkeqësia natyrore, familjet një prindërore, familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuar, të moshuarit, familjet në skemën e ndihmës ekonomike dhe familjet e të rënëve në krye të detyrës. I ftuar: Ermal Telha, ekspert për ekonominë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë