Si po ndërtohet pas tërmetit? Ekspertët përgjigjen në “A2 Business Week”

Tërmeti i një viti më parë la pas një bilanc tragjik, me 51 viktima e 913 plagosur. Të shumta ishin dëmet edhe në ndërtime. Mbi 11 mijë ndërtesa u shkatërruan apo u dëmtuan rëndë, rreth 83 mijë të tjera u dëmtuan lehtë. U prekën gjithashtu biznese, shkolla, qendra shëndetësore, madje edhe objekte dhe hapësira të trashëgimisë kulturore. Tërmeti i 26 nëntorit na bëri më të ndërgjegjshëm se kurrë për cilësinë e banesave ku jetojmë dhe çfarë duhet të kemi parasysh kur blejmë një shtëpi. Nga ana tjetër, një vit më parë, qeveria deklaroi publikisht se do të merrte masa për të kontrolluar dhe disiplinuar tregun e ndërtimit përsa i përket cilësisë. Çfarë ndryshoi pas tërmetit? A jemi më të sigurtë?

Të ftuar:
Artur Roshi, inxhinier ndërtimi dhe ish-drejtor i Institutit të Ndërtimit
Gëzim Beqaj, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Inxhinierëve Konsulentë
Luan Myrtaj, inxhinier ndërtimi dhe pedagog në Fakultetin e Ndërtimit
Erion Softa, inxhinier ndërtimi dhe ish-drejtor i Përgjithshëm i INUK.