Si realizohet testi i imunitetit?

Për dallim nga testet për të diagnostikuar sëmundjet, testet e antitrupave tregojnë se kush është infektuar dhe shëruar. Trupi prodhon antitrupa si kundërpërgjigje ndaj shumë sëmundjeve dhe infeksioneve, përfshirë koronaviruset e tjera. Testet e reja të gjakut janë duke u zhvilluar për të identifikuar antitrupa unike për SARS-CoV-2, emri zyrtar i koronavirusit të ri.