Si shpëtoi nga burgimi i përjetshëm vrasësi i 4 policëve?

Autori i një prej goditjeve më të rënda që krimi ka bërë mbi shtetin, Dritan Dajti, do të jetë i lirë pas disa vitesh. Të paktën ky është vendimi i Gjykatës së Apelit që ka tronditur opinionin publik, duke i dhuruar lirinë pas disa vitesh një prej njerëzve më të rrezikshëm të botës së krimit.

Autori i ekzekutimit të 4 policeve, protagonist në disa përballje me armë me uniformat blu, personazh i arratisjes spektakolare nga Gjykata e Tiranës dhe i akuzuar për një seri veprash të renda kriminale, Dritan Dajti ia ka dalë të gjejë një rrugëdalje drejt lirisë përmes të çarave të sistemit të drejtësisë.

Si ia doli ai t’i shpëtojë dënimit me burg të përjetshëm, pas një procesi që zgjat tashme prej 10 vitesh? Ku çaloi sistemi i drejtësisë? Cili është mesazhi që marrin policët në përballje me krimin e organizuar?

Në A2 Debat, të ftuar për këtë temë, avokati Saimir Vishaj dhe ish-drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj.

Shkarkoni aplikacionin e A2