Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sigal Uniqa Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve feston 20-vjetorin

Nga A2 CNN
13 Qershor 2019, 17:21 | Ekonomi
Sigal Uniqa Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve feston

Sigal Uniqa Group Austria, kompania lider në tregun e sigurimeve, ka festuar 20-vjetorin e themelimit. Përvjetori kompanisë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri ka mbledhur bashkë në një mbrëmje madhështore qindra të ftuar e personalitete të fushave të ndryshme.

Për themeluesin dhe drejtorin e kompanisë, Avni Ponari, ky ka qenë një rrugëtim i gjatë, i kurorëzuar me sukses me besimin e fituar të klientëve. 

“Rrugëtimi 20-vjeçar, kur ne themeluam Sigal dhe ishim vetëm 5 veta, me një kapital vetëm 400 mijë dollarë; E ku jemi sot, me mbi 1500 veta, me një kapital mbi 35 milionë euro dhe asete mbi 120 milionë euro, ka qenë një rrugëtim i gjatë, i lodhshëm, me shumë sfida, por edhe i bukur kur shikon sesa besim u kemi dhënë shqiptarëve kudo në Ballkan. Kjo vërtetohet edhe nga prania juaj sonte këtu”, u shpreh Avni Ponari.

“20 vjet më parë Sigal Uniqa nuk ekzistonte, nuk ishte aty fare. Së bashku me një grup të vogël prej disa njerëzish, ju vendosët të ngrini një kompani nga hiçi që sot është grupi i sigurimeve më i madh në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky grup mbështet miliona klientë për të bërë dhe për të pasur një jetë më të mirë, me të gjatë dhe më të sigurt”, tha CEO Sigal Uniqa Group, Andreas Brnadstetter.

Por, mbrëmja gala ka dhuruar akoma më shumë emocione, veçanërisht për “kapitenin e anijes”, themeluesin e kompanisë, Avni Ponarin, i cili u dekorua nga shteti i Austrisë me dekoratën “Grand Decoration of Honour”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani