Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sigurimi i banesave, zbardhet skema trekëndësh e qeverisë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 20:20 | Ekonomi
Sigurimi i banesave, zbardhet skema trekëndësh e qeverisë

Sigurimi i banesave në Shqipëri do të bëhet i detyrueshëm me ligj. Lajmi është bërë i ditur një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Por, si do të funksionojë skema e propozuar nga qeveria? Ajo nënkupton një trekëndësh, ku palë është shteti, ndërtuesi dhe kompanitë e sigurimeve. Skema parashikon që një kompani ndërtimi, sapo merr një leje ndërtimi, duhet të sigurojë edhe policën e sigurimit për një periudhë 10-vjeçare.

Kohë e konsideruar e mjaftueshme si garanci për cilësinë e ndërtimit. Pas kësaj periudhe, u takon qytetarëve për të vendosur vullnetarisht nëse duhet ta bëjnë më pas sigurimin e banesës së tyre apo jo.

Aktualisht, me ligj është i detyrueshëm vetëm sigurimi i automjeteve dhe mbi 65% e tregut të sigurimeve në vendin tonë është i orientuar pikërisht nga ky produkt.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani