Silva Bino: Asnjë reaksion te personat e vaksinuar ditën e parë

Në ditën e dytë të vaksinimit ndaj koronavirusit, kryeministri Rama zhvilloi një inspektim në “Air Albania Stadium”, ku ka nisur në mëngjes vaksinimi i epidemiologëve nga Tirana, Durrësi, Kruja e Kavaja.

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, tha se në ditën e parë të vaksinimit në vend, ku vaksinën e mori edhe kryeministri Rama, nuk ka pasur asnjë person me reaksione anësore.