Silva Bino tregon në A2 si do të lajmërohen qytetarët kur t’iu vijë radha për t’u vaksinuar

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino tha se plani për vaksinimin është i qartë dhe se ai është i detajuar me të gjithë numrat përkatës të kategorive që do të vaksinohen.

Ekspertja shtoi se plane të vegjël ose “mikroplane” janë përgatitur dhe për çdo bashki. Bino ndau lajmin se personave që do t’iu vijë radha për t’u vaksinuar do të njoftohen nga mjeku i familjes.