Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Simbole të ISIS në FB, ish-komandoja dënohet me 3 vjet burg për "terrorizëm"

Nga A2 CNN
31 Korrik 2020, 16:57 | Kronikë

Publikimi i kësaj videoje si edhe i simboleve të ISIS në Facebook i ka kushtuar një dënim me 3 vjet burg ish-komandos Erzen Uka.

30 vjeçari u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës për “nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Erzen Uka

Uka, ish-paqeruajtës në Irak u arrestua në prill të vitit të kaluar nga anti-terrori, për shkak të postimeve të tij me natyrë ekstremiste.

Sipas vendimit të gjykatës, një javë para se të prangosej nga anti-terrori, në profilin në Facebook me emrin Hamzah Uka, ish-komandoja kishte postuar këtë video me diciturën “Heqja e pistoletës nga dora e kundërshtarit!. Stërvitje”. Në të njëjtën ditë, ai kishte postuar këtë video me shënimin “Përgatitini fëmijët tuaj fizikisht dhe psikologjikisht”.

https://a2news.com/2019/04/16/i-arrestuari-per-ekstremizem-kercenon-gjyqtarin-e-prokurorin-ne-seance/

Gjykata arsyeton se në profilin e Ukës, i njohur për prirje radikale ekstremiste dhe simpatizant i ISIS, janë vërejtur edhe foto të simboleve të kësaj organizate dhe shfaq admirimi për krerët e saj.  Uka u fajësua edhe për dy fishekë, që u gjendën në banesë pas arrestimit.

Në gjykim ish-komandoja mohoi akuzën për “nxitje terrori”, ndërsa për dy fishekët tha se i kishte mbajtur për shkak të ish-funksionit të tij si ushtarak.

A2 CNN Livestream

Dita jonë