Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sipërmarrjet Startup, gara në Tiranë mbledh 200 të rinj nga rajoni

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 14:59 | Aktualitet
Sipërmarrjet Startup, gara në Tiranë mbledh 200 të rinj nga

Tirana do të presë këtë fundjavë organizatat më të mëdha mbështetëse të inovacionit në Ballkan.

Techstars Startup Weekend Balkans bën bashkë 6 shtete të Ballkanit Perëndimor në edicionin e parë që organizohet nga Oficina Innovation Hub.

Ky event do të mbështesë 200 të rinj në rrugën e tyre drejt inovacionit dhe krijimit të sipërmarrjeve të qëndrueshme. 

Në sfidën 3-ditore, yjet e teknologjisë do të monitorohen për të ndërtuar zgjidhje dhe për të bashkëpunuar në një mjedis konstruktiv.

Konkursi Startup Weekend Balkans do të fokusohet në sfidat që kanë të bëjnë me: Energji, Kripto & Blockchain, Siguria kibernetike, Telekomunikacion, Turizëm & AgriTech, Financa Dixhitale, Tregtia Online. Për fituesit e garës më të madhe në rajon janë rezervuar çmime që kapin vlerën 25,000 Euro.

A2 CNN Livestream

Dita jonë