Situata e reshjeve në Shkodër: Shtohet sipërfaqja e përmbytur

Mbi 3 mijë hektarë tokë, shumica e të cilës tokë e punuar bujqësore ndodhet nën pushtetin e ujit në zonën e nënshkodrës. Prurjet e lumenjve Drin dhe Buna si pasojë edhe e reshjeve të rëna gjatë natës, janë rritur ndjeshëm, duke bërë që të rritet edhe sipërfaqja e përmbytur. Ndërkohë emergjenca në zonë është furnizimi me ujë të pijshëm dhe ushqime për bagëtinë.