Situata e reshjeve: Përmbytje rrugësh në Vlorë dhe tokash në Rrogozhinë

Reshjet intensive të rëna gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit. Në Vlorë janë përmbytur disa prej rrugëve kryesore të këtij qyteti. Ndërsa në Bashkinë e Rrogozhinës, dalja nga shtrati i lumit Shkumbin ka përmbytur toka në disa fshatra.