Situata jashtë kontrollit në SHBA, Trump: Mbani maskat

Janë mbi 18,2 milionë rastet e konfirmuar me Covid-19 në të gjithë botën, ndërsa humbjet jetëve I tejkaluan 690 mijë. Sipas të dhënave të përditësuara të universitetit “Johns Hopkins”, mbi 200 mijë raste u shënuan vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Në Shtetet e Bashkuara të infektuarit e rinj ishin mbi 45500, ndërsa viktimat 542. Më shumë se 4,7 milionë amerikanë janë prekur nga koronavirusit deri më tani, ndërsa vdekjet e lidhura me pandeminë janë 155400. Ekspertët shëndetësore paralajmërojnë se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe se tani nuk mjafton vetëm mbajtja e maskës. Përballë parashikimeve të zymta, presidenti amerikan, dikur kritik I maskës, ia këshillon të gjithëve këtë masë, si një akt patriotik. “Patriotët mbajnë maska” shkruan presidenti në një e-mail dërguar mbështetësve të tij.