Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Situata jashtë Tiranës, më shumë njerëz në rrugë, por edhe më shumë rregull

Nga A2 CNN
20 Prill 2020, 16:45 | Aktualitet
Situata jashtë Tiranës, më shumë njerëz në

Dita e hënë ka sjellë një shtim të numrit të personave që kanë dalë në rrugë thuajse në të gjitha qytetet e vendit.

Në Elbasan, hapja e shërbimeve të reja këtë fillim jave duket se nuk ka sjellë probleme sa i takon respektimit të distancave apo grumbullimeve në dyqane. Qytetarët janë munduar të ruajnë distancat fizike mes njëri-tjetrit. E qetë ishte paraditja e kësaj të hëne edhe në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ndonëse një pjesë e mirë e njësive të tregtimit dhe shërbimit ishin të hapura, njerëzit duket se kanë filluar të ruajnë vetë distancat, duke u kthyer tashmë në një mënyre të re të të lëvizurit në rrugë.

Edhe Korça e serenatave ishte e qetë paraditen e kësaj të hëne. Qytetarët korçarë u janë drejtuar me rregull dyqaneve dhe pikave të tregtimit të ushqimeve, duke mos krijuar grumbullime të panevojshme. Ndërkohë, policia ka vijuar kontrollet për mjete dhe persona që lëviznin në rrugët e qytetit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë