Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Situata në Ballkan, Mediu: Politika e jashtme e shqiptarëve në rajon duhet të formësohet

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2021, 22:09 | Politikë
Situata në Ballkan, Mediu: Politika e jashtme e shqiptarëve në

Një ndër pikat e rezolutës së depozituar nga Fatmir Mediu në Kuvend për tensionimin e situatës në Ballkan ishte dhe krijimi i një forumi ndërparlamentar mes forcave parlamentare shqiptare në këtë rajon.

Kreu i PR shprehet se është shumë e rëndësishme që politika e shqiptarëve në rajon të formësohet për realizimin e qëllimit kombëtar.

“Dhe unë prandaj ke pika e fundit kam kërkuar dhe një gjë tjetër, krijimin e një forumi ndërparlamentar ndërmjet forcave parlamentare shqiptare në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Ne jemi pjesë e shumë forumeve a mund të krijojmë ne një forum parlamentar në interes kombëtar? Kur ne shkojmë në këto forume marrim të shkruar pozicionet e qeverisë. Më tepër duket sikur janë kthyer në asamble shëtitëse që nuk e dimë pse shkojmë dhe nuk marrim ndonjë gjë mbrapsht.

Çështja është a kemi një gjuhë dhe kuptim të përbashkët apo po e lëmë spontan, ku po takohemi në Berlin dhe po themi çfarë do bëjmë së bashku? Mendoj se duhet të jetë e formësuar politika e shqiptarëve në rajon. Jo për ato idetë e mëdha se po realizojmë bashkimin kombëtar, por të realizojmë qëllimin kombëtar. Unë mendoj që në fillim të viteve 90 ka pasur një qëndrim më koshient në raport me çështjen kombëtare”, u shpreh Mediu.

A2 CNN Livestream

Dita jonë