Situata në Kakavijë, MEPJ për A2: Institucionet informuan që më 6 gusht

Ministria e Jashtme mohon akuzat e Presidentit Meta dhe të opozitës për mungesë informimi të qytetarëve mbi kushtet e lëvizjes drejt shtetit grek.

E kontaktuar nga A2, Ministria sqaroi se reagimi i institucioneve shqiptare ka qenë i koordinuar duke nisur me një komunikim të Policisë së Shtetit që të nesërmen e njoftimit nga pala greke.