“Situata në Korçë është pothuajse në revoltë”, Salianji: PS rrezikon dhe mandatin e katërt

Kandidati i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzoi mazhorancën se nuk ka kryer asnjë investim dhe nuk ka realizuar asnjë projekt në Korçë në 8 vitet e fundit.

Pasi prezantoi angazhimet e partisë së tij kur të vij në pushtet si meritokraci në punësimet në administratë, rritje rrogash, pensionesh, Salianji u shpreh se PD do të marrë 6 mandate në Korçë, ndërsa PS rrezikon dhe mandatin e katërt.