Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Situata në Shkodër, Ademi: Ka 6 ditë që nuk po testohen dot 3 familje

Nga A2 CNN
6 Prill 2020, 20:32 | Aktualitet
Situata në Shkodër, Ademi: Ka 6 ditë që nuk po testohen dot

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, është shprehur për A2 se “situata në Shkodër është rënduar shumë javët e fundit” dhe, sipas saj, “duhet të kishte një kujdes për mundësitë e testimit të të gjithë atyre që nuk merrnin përgjigje nga urgjenca”.

“Janë 3 familje që nuk po diagnostikohen prej 6 ditësh. Nuk ka pse të testohen dy sot e dy nesër. Janë verifikuar para 6 ditësh. I janë dashur 6 ditë autoriteteve për të diagnostikuar, kur janë vetëm dy familje vatrat. Bëhet fjalë për njerëz të afërt dhe nuk është kryer ende testimi i të gjithë familjarëve. Kjo më shqetëson shumë”, deklaroi Ademi.

“Ka një numër të vogël testimesh edhe te këto familje që dihet që ka të prekur dhe kjo është tmerrësisht shqetësuese. Nuk e kuptoj se si nuk qenka e mundur që menjëherë të testohen të gjithë familjarët që kanë lidhje të ngushta me rastet. Nëse njerëzit nuk testohen, mendoj se shteti nuk e ka kryer detyrën dhe kjo është e pafalshme”, shtoi kryebashkiakja.

Më tej, Ademi akuzoi policinë se nuk po kryen detyrat e saj në Shkodër ,dhe autoritetet për mungesë informacioni: “Shkodra përpiqet që të menaxhojë e vetme në hallin e vet shqetësimin që ka. Policia në Shkodër nuk ka vënë asnjë gjobë. Nuk mund të ketë dy standarde, të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë e tyre. Gjithashtu, informacionet nuk i jepen bashkisë. Ka mungesë totale transparence dhe komunikimi. Nëse masat që merren në territor nuk bëhen publike, bëhet gjithçka shumë e vështirë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani