Situata pas zgjedhjeve, Ivi Kaso: Besoj se në disa zona e qarqe do të ketë rinumërim të votave

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso në një deklaratë për shtyp bëri me dije se Partia Demokratike vijon me mbledhjen e provave për të vërtetuar shkeljet gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit.

Ivi Kaso u shpreh i bindur se për shkak të parregullsive të mëdha në disa zona do të ketë rinumërim dhe rivlerësim të votave.