Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Situata politike, Ferhati: Energjitë më të shumta i harxhuam për të ulur PD-në në tryezë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2020, 21:14 | Aktualitet

Situata politike sa vjen e bëhet jo vetëm e nxehtë, por edhe shumë më e ngatërruar ditët e fundit. Edhe pse në pamje të parë dy ngërçe sikur morën udhë, pra votimi në Kuvend i marrëveshjes së 5 qershorit dhe pjesëmarrja e demokratëve në Këshillin Politik, përsëri për një publik që nuk ndjek detajet e zhvillimeve politike çështjet mbeten ende të koklavitura. Një votues, për shembull, a e ka të qartë se çfarë po i lehtësohet atij dhe sa të fortë do e ketë ai votën, apo edhe më tutje akoma, a do i vidhet apo jo? Të flasësh përditë për negociata partish, apo mbledhje këshillash politikë është një çështje gazetarësh dhe specialistësh të partive, por publiku çfarë kupton dhe çfarë përfiton nga gjithë kjo situatë? Për t’u dhënë përgjigje disa nga pyetjeve dhe për të folur për aktualitetin politik në vend ishte e ftuar në A2 deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Ferhati.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani