Situatë e rëndë në Kosovë: Mbi 1 mijë të shtruar në spitale, 78 në gjendje të rëndë

Shifrat konfirmojnë situatën e rëndë me pandeminë koronavirus në Kosovë. Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, konfirmoi për A2 se në spitalet e vendit janë mbi 1 mijë pacientë të shtruar, 78 prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohe, qeveria synon të aplikojë dozën e tretë përforcuese në vaksinat anti-covid duke nisur nga viti i ardhshëm.