Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Situatë katastrofike me pandeminë në Indi, Modi humb zgjedhjet kyçe

Nga A2 CNN
3 Maj 2021, 12:17 | Bota
Situatë katastrofike me pandeminë në Indi, Modi humb zgjedhjet

Partia e kryeministrit indian, Narendra Modi, humb zgjedhjet në shtetin kyç të Bengalit perëndimor, ndërsa vendi po lufton të frenojë valën e paprecedentë të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi.

Pavarësisht fushatës së ethshme, Modi nuk e mundi dot rivalen dhe kritiken e zëshme Mamata Banerjee, e vetmja grua në krye të një shteti indian.

“COVID-19 do të jetë prioriteti im. Po punoja e do të vazhdoj të punoj për të përmirësuar situtatën pandemike në shtetin tonë”, u shpreh ajo.

Modi është kritikuar për faktin se është fokusuar më shumë te zgjedhjet se sa pandemia që ka gjunjëzuar vendin. Ekspertë të shëndetësisë thonë se tubimet masive para zgjedhjeve në muajt mars dhe prill, kanë ndikuar në rritjen dramatike të infektimeve. Situata më pandeminë, mbetet tragjike, aq sa nuk ka më vende në varreza.

Rreth 30-32 trupa të viktimave të koronavirusit digjen cdo ditë në krematoriumin e Shivpurit

Sistemi shëndetësor është prag kolapsit, dhe shumë pacientë zgjedhin të vdesin në banesa se sa të shkojnë në spitale.

 “Është shumë keq..më shumë se keq. Nuk është një krizë, por një situatë katastrofike”, shprehet Sumit Ray, mjek i terapisë intenive.

Me autoritetet që nuk janë në gjendje të sigurojnë furnizime të qëndrueshme me oksigjen, familjarë të dëshpëruar kërkojnë ndihmë nëpër rrugë e rrjete sociale. Infektimet vijojnë të jenë në shifra rekord, me 392 mijë raste të shënuara të dielën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu