S’ka ujë dhe ushqim, izolimi kthehet në tragjedi njerëzore në Indi

Izolimi i banorëve është një masë e thjeshtë për shumë shtete të botës, por jo për Indinë. Në këtë vend, distancimi social është një privilegj edhe për shtresën e mesme, ndërsa vetëm të pasurit mund ta përballojnë pa problem këtë krizë, të cilët kanë mundësitë punojnë edhe nga shtëpia. Situata është mjaft dramatike, pasi shumë familje të varfra nuk kanë mjaftueshëm ushqim apo ujë të rrjedhshëm në banesa. Për të mos përmendur që strehohen struktura të improvizuara në geto.