Skadimi i kartave e pasaportave, Ivi Kaso: Një e treta e qytetarëve rrezikojnë të mbeten pa votuar më 25 prill

Shqetësuese e ka konsideruar përfaqësuesi demokrat Ivi Kaso, çështjen e skadimit të letërnjoftimit dhe kartës së identitetit të qytetarëve shqiptarë në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, për të cilën PD ka kërkuar edhe shtyrjen e afatit deri më 30 prill. I ftuar në Ditari në A2 CNN ai tha se janë një e treta e qytetarëve që rrezikojnë të mbeten pa votuar ndërkohë që përgjegjësinë për këtë ia adresoi qeverisë.