Zëvendësministri i Jashtëm Gent Cakaj ka dhënë masë disiplinore ndaj ambasadores shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari dhe ka shkarkuar nga detyra Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Janinë, Pervin Gjikuria, pas skandalit të humbjes së pasaportave të emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Burime të A2 CNN konfirmojnë marrjen e masave ndaj përfaqësuesve diplomatikë në Greqi, një muaj pas skandalit.
Në 13 shkurt, pasaportat e emigrantëve shqiptarë të prodhuara nga kompania ALEAT u dërguan drejt Greqisë në kundërshtim me ligjin, me linja të autobusëve të udhëtarëve dhe pa elementet e sigurisë që parashikon “Konventa e Vjenës”. 100 pasaporta u vodhën në automjetin e konsullit Gjikuria që po bënte transportin e tyre. Ministria e Jashtme pranoi asokohe se transporti ishte kryer në kundërshtim me praktikat e pakove diplomatike.