Skavica, kalvari i “Hidrocentralit të parë” të kaskadës së Drinit

Historiku i ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës daton që 50 vite më parë. Tentativa për ndërtimin e tij janë bërë nga disa qeveri.

Skavica është pjesë e kaskadës së Drinit. Ai u projektua në vitet ’70 të ishte hidrocentrali i parë i kësaj kaskade para Fierzës, por nuk u realizua. Fillimisht Skavica u planifikua që të ndërtohej me një fuqi të instaluar 350 megavat, por ky variant u përgjysmua në një tjetër studim që bëri pak vite më parë kompania “SOGREA” e cila u zgjodh nga qeveria Berisha për të bërë studimin e varianteve më të përshtatshme për ndërtimin e këtij HEC-i.