Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Skema e pensioneve në rrezik, Muço: Paga minimale u rrit për të zbutur deficitin

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 21:23 | Ekonomi
Skema e pensioneve në rrezik, Muço: Paga minimale u rrit për

Ekspertët e ekonomisë argumentojnë se për të mbushur deficitin e skemës së pensioneve qeveria ndërmori pak kohë më parë vendimin për rritjen e pagës minimale, nga 26 mijë në lekë në 30 mijë lekë.

Pedagogu Klodian Muço e sheh rritjen me 15% të kontributit që duhet paguar shtesë nga rritja e pagës minimale, si një barrë që nuk do e paguajë më buxheti i shtetit, por bizneset. 

Krahas problemeve me informalitetin dhe nëndeklarimin e pagave, skema e pensioneve rrezikohet mbi të gjitha nga plakja e popullsisë shqiptare. Diçka që, sipas ekspertit Klodian Muço, do të detyrojë qeverinë të ndërmarrë ndryshime të tjera.

Në fillim të viteve ’90, norma e varësisë së skemës së pensioneve ishte 4,5 kontribues për çdo përfitues, ndërsa sot kjo normë ka zbritur në 1,21 kontribues për çdo pensionist. Një raport shumë shqetësues, por që sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, rrezikon të përkeqësohet edhe më tej vitet e ardhshme. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani