Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Skema e re e tatimeve do t’i taksojë më shumë të dypunësuarit

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 16:34 | Ekonomi
Skema e re e tatimeve do t’i taksojë më shumë të

Duke filluar nga 1 janar i vitit të ardhshëm, kushdo që është i dypunësuar duhet të bëjë deklarimin vjetor të të ardhurave, pavarësisht nivelit të tyre.

Tatimet deklarojnë se kjo masë po merret pasi janë evidentuar 24 mijë individë që deklarojnë paga më të ulta se ato që marrin realisht për të mos paguar taksa.

Por, mbetet fakt, që për shkak të regjimit progresiv të taksimit, ndryshimi i ri rrit barrën fiskale për qytetarët që bëjnë dy apo më shumë punë. Kështu, një individ që bën dy punë me një pagë prej 30 mijë lekë në muaj për secilën punë, ka të ardhura mujore 60 mijë lekë. Deri më tani ai ka paguar 0 taksë, pasi fasha 30 mijë lekë është e përjashtuar nga taksimi progresiv. Por, me ndryshimin e ri, nga janari i njëjti individ do të paguajë 3900 lekë taksë. Kjo do të thotë se do të mblidhen më shumë para’ për arkën e shtetit, edhe pse Tatimet deklarojnë se qëllimi nuk janë të ardhurat.

Deri më tani, detyrimin për të bërë deklarimin vjetor të të ardhurave e kanë vetëm qytetarët me të ardhura më shumë se 2 milionë lekë në vit. Por, nga 1 janari, numri i atyre që do të deklarojnë do të rritet ndjeshëm, pasi skemës do t’i shtohen të gjithë ata që bëjnë dy ose më shumë punë, pavarësisht nivelit të të ardhurave. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë