Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Skema e re për fermerët, Hoti: Paratë në dorë do çonin në abuzim, nafta do të jepet me kartë individuale

Nga A2 CNN
14 Tetor 2020, 14:30 | Ekonomi
Skema e re për fermerët, Hoti: Paratë në dorë do

Qeveria shqiptare ka deklaruar, dje, heqjen e akcizës së karburantit për fermerët. Skemën e plotë e sqaron për A2 Enea Hoti, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë.

 “Me miratimin e projekt-buxhetit për vitin 2021, qeveria ka parashikuar një fond 10 milionë dollarë, të mjaftueshëm për të mbuluar me naftë falas nga 47 deri në 70 mijë fermerë, ose 100 mijë hektarë tokë të punueshme. Skema është e thjeshtë. Mund të aplikojnë fermerët që kanë një NIPT fermeri, rreth 47 mijë persona që përmes portalit e-Albania do të deklarojnë emrin, NIPT-in, sasinë e tokës në pronësi ose qira, dhe tipin e mbjelljes. Çdo fermer tjetër që dëshiron të bëhet pjesë e kësaj skeme, duhet të aplikojë online sërish në e-Albania”, thotë Enea Hoti.

Ai siguron se ana financiare është mbuluar nga qeveria, edhe në rast aplikimesh të shtuara, dhe shpjegon arsyen pse ekzekutivi ka vendosur të procedojë me rimbursimin e naftës dhe jo me dhënien e lekëve fermerëve.  

“Dhënia e lekëve mund të përdoret për çdo gjë tjetër, duke çuar në abuzime, ndërkohë që nafta do të përdoret padyshim për traktorët dhe zhvillimin e bujqësisë. Skema parashikon një kartë me emrin e fermerit, nuk do të jenë si tollonat e dikurshme, që mund të përdoret nga çdokush, pa harruar që ekzistojnë edhe sisteme monitorimi”, shton sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë.  

Hoti mohon që aplikimet online mund të shkaktojnë probleme te fermerët, madje nënvizon se kjo “nuk është provë e parë për ministrinë e Bujqësisë, skemat kombëtare të subvencionimit prej dy vitesh zhvillohen me sistemin e-Albania, kanë aplikuar 7 mijë e 500 fermerë  dhe blegtorë pa asnjë vështirësi. Edhe ne fillimisht ishin skeptikë, mendonim për 3 mijë aplikime, por patëm dyfishin”, deklaroi ai.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli