Skema e re, sa do të paguajnë të dypunësuarit? – A2

Skema e re, sa do të paguajnë të dypunësuarit?

Duke filluar nga janari, deklarimin vjetor të të ardhurave nuk do ta bëjnë vetëm ata me të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit, por të gjithë ata që kanë dy ose më shumë punë. Kjo pavarësisht nivelit të të ardhurave që sigurojnë. Është kjo skema e re që po përgatitet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, që sipas saj synon të vendosë drejtësi, pasi shumë inidvidë deklarojnë paga më të ulëta se ato që marrin realisht. Ky është argumenti i Tatimeve. Por, nga ana tjetër, fakt i pakundërshtueshëm është se ky ndryshim do të sjellë më shumë të ardhura për administratën dhe arkën e shtetit. Le ta shpjegojmë me një shembull. Një individ që sot bën dy punë, me një pagë prej 30 mijë lekë në muaj për secilën punë, ka të ardhura mujore 60 mijë lekë. Deri më tani ai ka paguar 0 taksë, pasi fasha 30 mijë lekë është e përjashtuar nga taksimi progresiv. Por, me ndryshimin e ri, nga janari, i njëjti individ do të paguajë 3900 lekë taksë.
I ftuar: Sotiraq Dhamo, ekspert për çështjet fiskale.

Shkarkoni aplikacionin e A2