Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Skema, si shkonin shqiptarët me letra false në Angli, SHBA e Kanada?

Nga A2 CNN
19 Korrik 2021, 16:46 | Kronikë
Skema, si shkonin shqiptarët me letra false në Angli, SHBA e Kanada?

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mundur të zbërthejë mënyrën e funksionimit të grupit prej 24 personash të dyshuar si të përfshirë në trafikimin e emigrantëve të paligjshëm drejt Anglisë, SHBA dhe Kanadasë.

Referuar hetimit të drejtuar nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, emigrantët e paligjshëm udhëtonin përmes pasaportave të tyre të rregullta në vendet e hapësirës Shengen, duke marrë instruksione se ku duhet të shkonin.

Më pas, përmes dokumenteve të falsifikuara të siguruara nga anëtarët e grupit kriminal, ata udhëtonin drejt Britanisë së Madhe, SHBA dhe Kanadasë. Zhvendosja e tyre në vendet e Europës, bëhej nga shoferë shqiptarë, që i merrnin detyrat nga anëtarët e grupit në Shqipëri. Po të njëjtën përcaktonin edhe vendet e akomodimit të tyre të përkohshëm, përcaktonin cilën linjë ajrore apo rrugore do të përdornin, si edhe kujdeseshin për mbërritjen e tyre në destinacion.

Sipas SPAK, bazat e falsifikimit të dokumentacionit kanë qenë në Tiranë, si edhe në Prishtinë e Prizren, në Kosovë. Hetimi ka zbuluar se ndër 24 personat e dërguar në gjyq për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, “falsifikim të dokumenteve” dhe “grup të strukturuar kriminal”, tetë prej tyre kanë pasur rol kryesor në aktivitetin kriminal. Ata dyshohet të jenë menaxhuesit e linjës të trafikut. SPAK ka dyshime se pagesat për dokumentet false dhe rrugëtimin janë bërë në Shqipëri, por nuk qartësohet plotësisht qarkullimi i parave, pasi është bërë cash.

Mes provave të prokurorisë, janë edhe foto dhe video të gjetura në celularët e të pandehurve, ku shfaqen dokumente të falsifikuara, pasaporta, karta identiteti, leje drejtimi, foto rezervimesh fluturimi, apo foto rezervimesh hoteli.

Grupi prej 24 personash u vu nën akuzë, pas ndalimit të 19 shqiptarëve në vitet 2019-2020 me pasaporta të falsifikuara çeke, greke, rumune e bullgare në Kanada, Angli apo aeroporte të tjera europiane.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani