Skenarët e krizës, ku është dhe çfarë rrezikon Shqipëria?

750 miliardë euro është fondi që Bashkimi Europian do të injektojë në tregje në formën e granteve dhe kredive për vendet e prekura, për të amortizuar efektet e krizës ekonomike të shkaktuar nga Covid-19. Mes shteteve që do të përfitojnë janë edhe 6 vendet e Ballkanit, mes tyre Shqipëria. Vetëm për rajonin tonë është destinuar një fond prej 3.3 miliardë eurosh. Pjesa më e madhe e tortës së financimeve shkon për Bosnje- Hercegovinën me 411 milionë euro, ndërsa Shqipëria përfiton 280 milionë euro. Por përtej këtyre fondeve, ndihma e vërtetë në këtë moment do të ishte rimëkëmbja sa më shpejt e vendeve europiane, me të cilat vendi ynë ka një lidhje shumë të fortë ekonomike.

Për të diskutuar në lidhje me këtë temë ishin të ftuar në A2 Business Week Maks Caslli, drejtori ekzekutiv i “Deloitte” në Shqipëri dhe Kosovë, Dritan Shano, ekspert i ekonomisë dhe Bardhi Sejdarasi, ekspert për ekonominë.