Skenarët e krizës, qeveria optimiste edhe në rastin më pesimist

Në kulmin e krizës shëndetësore ekonomike dhe përpara zgjedhjeve të 25 Prillit, qeveria shqiptare duket optimiste për tejkalimin e recesionit brenda këtij viti. Kjo siguri shfaqet edhe në hartimin e skenarëve të mundshëm të ekonomisë, ku Ministria e Financave vlerëson se pavarësisht rreziqeve, rritja ekonomike do të jetë e fortë.