Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Skënder Imer Thaçi”, rrëfimi i jetës së një nëne që rriti dy binjakë në internim

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2021, 12:05 | Aktualitet
“Skënder Imer Thaçi”, rrëfimi i jetës së

Shumë prej atyre që e njohin Skënder Thaçin e dinë se kryefjala e jetës së tij është familja. Ajo është e shenjtë dhe këtë Skënder Thaçi e mësoi që fëmijë.

Që kur babai patriot, por kundërshtar i regjimeve totalitare mungoi në familje, ndërsa nëna e tij bashkë me Skënderin dhe Nerimin, dy binjakët, atë kohë 2 vjeç burgosen në Nikshiq të Malit të Zi. Një histori suksesi vjen e rrëfyer në një libër nga Leonora Laçi.

Leonora Laçi që tashmë e njeh Skënder Thaçin si njeriun e suksesshëm, dekoruar nga dy presidentë, një biznesmen dhe një humanist për shqiptarët kudo janë ka mundur t'i shkëpusë Thaçit edhe ngjarje e kujtime që fshihen në anën e errët të kujtesës, çka nuk ka qenë e thjeshtë edhe për vetë heroin e këtij libri.

Libri Skënder Imer Thaçi, mes Shqipërisë , Kosovës dhe Malit të Zi na rikthen edhe kohën e luftës së Kosovës dhe përpjekjen e shqiptarëve për të ndihmuar njëri tjetrin, edhe arratisjet nëpër kufijtë aktualë të Malit të Zi, edhe vuajtjet në burgjet politikë, edhe zhdukjen e patriotëve që ndillte sistemi komunist në ish jugosllavi, por më së shumti rrëfen një histori triumfi që ngrihet në këto rrethana.

A2 CNN Livestream

Dita jonë