Skepticizmi për vaksinën për shkak të keqmenaxhimit botëror, Muka: Duhet bazuar në parametrat epidemiologjikë

Skepticizmin për vaksinën, doktori Taulant Muka e sheh te keqmenaxhimi i pandemisë edhe në nivel botëror. I ftuar në ”Ditari”, në A2 CNN, ai tha se ende nuk dihet nëse vaksinat që po aplikohen do të kenë efekte anësore, por sugjeron që tek Izraeli, ku numri i të vaksinuarve është më i madh duhen studiuar efektet e vaksinës.