“Skifterë” me uniformë, vidhnin qytetarët tek Liqeni Artificial, gjykata lë në burg dy policët

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2022, 16:01 | Aktualitet

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për efektivin e Policisë Bashkiake dhe atë të Patrullës së Përgjithshme, të akuzuar për vjedhjen e disa përdoruesve të kanabisit tek kodrat e Liqenit. Efektivet nuk dhanë shpjegime para gjykatës, ndërsa pas arrestimit polici bashkiak pranoi vjedhjen. Sipas prokurorisë, në të paktën 3 raste të dokumentuara, "viktimat" e tyre ishin përdorues të kanabisit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli